 |
SUN, 25 FEB 2001 14:07:21 GMT
Pėrmirėsimi i padrejtėsive tė fashizmit
Pakica autoktone sllovene priti mė shumė se gjysmė
shekulli qė tė pranoheshin tė drejtat e tyre nė njė
shtet evropian. Gjatė ditėve tė kaluara, pėrfundimisht
u bė riparimi i padrejtėsisė sė bėrė nga koha e Duēes.
Lubjanė, 20.02.2000.
Lubjana zyrtare e priti me gėzim ėndrrėn
disadekadėshe dhe shėnoi nė kalendar edhe njė ditė
historike. Kėsaj rradhe lajmri erdhi nga Italia, nga
Senati (dhoma e dytė), sipas sė cilit u pranua i
ashtuquajturi ligji i pakicave, pas obstruksioneve tė
shumta dhe bisedave shterpe, "madje" tredhjetė vjet
nga propozimet e para tė shkruara (gjithsejt 52) dhe
pesėdhjetė vjet nga miratimi i Kushtetutės, pas qindra
e mijėra amandmanesh dhe tentimeve tė panumėrta tė
opozitės qė sėrish tė fillonte puna rreth miratimit tė
ligjit pėr mbrojtjen e pėrgjithshme tė pakicės
sllovene nė Itali. Pakica kombėtare sllovene nė Itali,
pas asaj franceze dhe gjermane (nė Tirolin jugor),
fiton tė drejtėn ligjore pėr mbrojtjen e tė drejtave
tė veta tė pakicės.
Me ligj parashihet mbrojtja e pakicės sllovene nė tre
krahina italiane (Trieshtė, Goricė dhe Udine/Videm).
Neni i tretė i ligjit parashesh formimin e komisioneve
tė veēanta tė dyfishta qė do tė merreshin me zgjidhjen
e problemeve aktuale tė pakicės sllovene dhe zbatimin
praktik tė ligjit. Kėshilli i dyfishtė ka njėzet
anėtarė, dhjetė italian dhe dhjetė pjesėtarė tė
pakicės sllovene. Nė Ligj decidivisht thuhet se
sllovenėt kanė tė drejtė qė fėmijėt e tyre ti
pagėzojnė me emra slloven, qė vlen edhe pėr firmat e
pronat e sllovenėve. Ky dikcion i ashpėr nė ligj bėhet
shkaku se Italia deri tani nuk ka eliminuar njė numėr
tė ligjeve dhe dekreteve tė miratuara nė kohėn e
fashizmit, tė cilėt pėr tridhjetė vjet ishin
instrument nėn patronazhin e Benito Musolinit, qė
emrat slloven tė kryqėzoheshin si emra italian.
Ligji nė zonėn mbrojtėse u pranon sllovenėve tė
drejtėn pėr gjuhėn zyrtare nė komuna dhe organe tė
pushtetit lokal. Tė pėrkujtojmė se para disa vitesh
njė aktivist i shqetėsuar slloven pasi manifestoi
shqetėsimin e tij nė postė (qė tė plotėsonte
formularin nė gjuhėn sllovene, qė atėherė ishte i
papranueshėm) pėrfundoi nė burg. Tani ėshtė paraparė
qė edhe njė shkollė nė Gazben tė jetė shkollė
shtetėrore, kurse pakicės i ėshtė kthyer prona e
Shtėpisė Popullore nė Trishtė si dhe Shtėpia Tregėtare
qė u nacionalizua nė kohėn e fashizmit.
Ligji numėr 4735 u shqyrtua nė Senat qė nga korriku i
vitit tė kaluar, edhe pse nė procedurė parlamentare
hyri qė nga viti 1996. Pasi kushtetuta italiane kėrkon
qė i njėjti tekst duhet tė miratohet nė Senat dhe nė
dhomėn e lartė tė parlamentit, pjesėtarėt e opozitės
sė tanishme (tė djathtės Pėrpara Itali, Aleancės
Popullore dhe Ligės Veriore) u pėrgatitėn pėr njė
betejė istikamesh. Pėr ashpėrsinė e betejės flet edhe
faza e fundit e procedurės e kumtuar nga Senati
liderėt opozitarė pėrgatitėn as mė pak, as mė shumė se
1720 amandmane tė ligjit qė pėrbėhet prej gjithsejt
29 paragrafesh. Pėr secilin nga ata kėrkuan qė tė
sqarohej detajisht, ndėrkohė qė qindra herė kėrkuan tė
vėrtetohej kuorumi nė sallė, me ēka bėhej bllokimi
shtesė i punės.Qė gjithēka tė jetė bizare, u votua pėr
secilin paragraf veēmas, kurse mediumet ēdo ditė
raportonin se sa paragrafe kaluan testin.
Qėllimi i sė djathtės italiane ishte i qartė me ēdo
ēmim tė pengohej miratimi i ligjit, i cili sipas
mendimit tė tyre ėshtė "i parregullt", sepse pranon
pakicėn sllovene edhe nė krahinėn Udine, kurse nė
Cedad parasheh sportel tė veēantė komunal, nė tė cilin
do tė mundėsohet biseda me komunarėt edhe nė gjuhėn
sllovene. Sikur taktika e opozitės tė ishte e
suksesshme, partia qeveritare Ulliri mundej qė ligjin
ta vendoste nė rend dite pas zgjedhjeve parlamentare
qė vijnė, ligji duhej tė pėrsėritej nė dhomėn e ulėt
tė Parlamentit me ēka sėrish do tė shtyhej pėr disa
vite.
Ėshtė rrėfim veēantė ėshtė fakti rreth mbrojtjes
ligjore tė sllovenėve qė ėshtė detyrim kushtetues i
Italisė, qė nga krijimi i Republikės. Ky detyrim shumė
herė u pėrsėrit nė dokumente tė ndryshme
ndėrkombėtare, nga Memorandumi i Londrės deri tek
Marrėveshje e Osimit. Tentimi i parė serioz i
formėsimit tė ligjit daton qė nga fundi i vitete
gjashtėdhjeta, kur kryetari i Lidhjes Kulturore dhe
Ekonomike tė Sllovenisė, njė nga dy organizatat
kryesore sllovene nė Itali, duke u nisur nga zgjidhja
e problemit nė Tirolin Jugor, shkroi propozim ligjin e
parė. Kėtė ligj nė parlament e morri Partia Komuniste
e Italisė. Pas nėnshkrimit tė Marrėveshjes sė Osimskit
mes Jugosllavisė dhe Italisė mė 1975 e djathta
italiane formoi Sė bashku pėr Trishtėn, qė lufton
kundėr ligjit tė pėrmendur. Bishtnimi nė Parlament
morri asi kahje sa u mendua qė pakica sllovene tė
mbrohej me dekret qeveritar, qė nuk do tė kishte
nevojė pėr verifikimin parlamentar. Dhe derisa
vazhdonte beteja verbale-administrative italianėt nė
Slloveni gėzonin mbrojtjen kushtetuese dhe ligjore.
Kishin vend tė garantuar nė Parlament, pa marrė
parasyshė forcėn numerike tė kėsaj pakice.
Njė nga argumentet e pėrhershme kundėr mbrojtjes sė
pakicės sllovene nė Itali ishte paraqitja e tezės se
nė rrethinėn Cedada, nė Rezija dhe rajonet tjera tė
Italisė Veriore nuk jetojnė fare sllovenė, por ėshtė
fjala pėr "pjesėtarė tė popujve sllav", qė nuk flasin
gjuhėn sllovene. Nė pjesėt e thellė tė Alpeve italiane
popullata lokale me tė vėrtetė ruajti disa tradita
specifike dhe njė dialekt tė veēantė , por ky nuk
ėshtė argument i mjaftueshėm pėr refuzimin e mbrojtjes
sė pakicave. Sa i pėrket mbrojtjes sė pakicės sllovene
Italia ka pranuar kornizat e konventės sė Kėshillit tė
Evropės pėr mbrojtjen e gjuhėve tė pakicave. Nė planin
lokal mbrojtjen e sllovenėve e pėrkrahėn arqipeshkvėt
nė Trieshtė dhe Videm (Udine), kurse rol tė
rėndėsishėm luajti edhe Riēardo Illy, si dhe kryetari
i Drejtorisė shtetėrore tė Furlanisė krahina e
Gjulianit (Trentino Alto - Adige).
Reagimet e parė pas miratimit tė ligjit slloven
ishin tė lloj-llojshme gazetat djathtiste
transmetuan deklaratėn e deputetit Roberto se ligji
paraqet "plagė nė identitetin italian tė qyteteve",
kurse gazeta Piccolo shkruan se "fitoj transparenca
dhe dallueshmėria ", dhe humbėn gjithė ata qė "tė
tjerėve nuk u pranojnė asnjė tė drejtė ".
Fundi i gėzuar i rrėfimit pėr mbrojtjen e pėrgjithshme
tė sllovenėve nė Itali ka pjesėn e errėt. Nėse jo
diēka tjetėr, ėshtė fakt se popujt qė tani formojnė
shtetet nacionale, haptas luftojnė pėr ekzistencė nė
kufinjtė e ngushtė shtetėror. Sllovenėt qė nė
shtetin amė nė mėnyrė solide rregulluan tė drejtat e
dy pakicave autonome, duke problematizuar pozitėn e
gjithė pakicave tjera, tė papranuara pritėn gjysmė
shekulli qė njė shtet i pėrparuar evropian tė
pėrmirėsonte padrejtėsinė qė nga koha e fashizmit. Ēka
mund tė presin ata, qė nuk jetojnė nė vende tė kėtilla
tė civilizuara?
AIM Lubjanė
IGOR MEKINA
|
 |