AIM: start



SUN, 25 FEB 2001 14:05:27 GMT

Skenari ēek nė radion nacionale

Zgjedhja e drejtorit tė ri tė pėrgjithshėm tė Radios Kombėtare tė Bullgarisė nxorri gazetarėt nė protestė

AIM Sofje, 20.02.2001.

Protestat e gazetarėve qė tronditėn para disa kohėsh televizionin shtetėror ēek nuk janė kurfarė licence ēeke, aspak nuk janė tė huaja dhe tė largėta pėr shtetet tjera nė tranzicion, siē ėshtė Bullgaria. Gazetarėt e Radios Kombėtare tė Bullgarisė (RKB) protestuan shkaku i zgjedhjes sė drejtorit tė pėrgjithshėm. Fjalėn e fundit e kishte Kėshilli Kombėtar i Radiotelevizionit (KKRT) – organ i pavarur publik qė ka tė drejtė tė zgjedh drejtorin e pėrgjithshėm tė Radios Kombėtare tė Bullgarisė dhe Televizionit Kombėtar Bullgar. U zgjodh shkrimtari Ivan Borisllavov.

Protestat e gazetarėve vazhdojnė dhjetė ditė, por shkaku se greva nuk ka shėnuar ndonjė efekt ėshtė kėrkesa zyrtare ligjore se pėr kėtė duhet pėrkrahja e 50 plus njė pėrqind e nėpunėsve tė RKB-sė.Gazetarėt e tre radioprogrameve shtetėrore - "Horizont", "Hristo Botev" dhe "Radio Bullgaria" mbetėn nė kėrkesėn qė tė anulohet zgjedhja e Ivan Borisllavovit, kurse KKRT-ja tė zgjedh drejtor tė ri tė pėrgjithshėm. Ashtu siē ndodh nė raste tė kėtilla, anėtarėt e KKRT-sė insistojnė nė zgjedhjen qė kanė bėrė ata.

Dy grevat e urisė dhe gjendja e vėshtirė shėndetėsore e Borisllavovit, i cili 10 ditė pas emėrimit pati infarkt, e bėjnė ngjarjen mė dramatike.

KKRT-ja krijoi njė cirk pėr madiat, kurse tani vjel frytet e vizioneve tė ēuditshme tė anėtarėve tė vet. Duhej qė drejtori i pėrgjithshėm i RKB tė zgjidhej qė nė fillim tė vitit, kur u shpall konkursi pėr trashėgimtarin e drejtorit tė deriatėhershėm Aleksandėr Velevit. Nė hapėsirėn mediale shpesh dėgjoheshin zėrat se ky vend ishte i rezervuar pėr Polle Stanēevėn – raportuese e dikurshme e "Horizontit" dhe ish – drejtore e pres qendrės nė Parlament. Pėr befasinė e shumicės ajo nuk u lejua tė paraqitej nė konkurs pėr shkak tė pėrvojės sė paktė nė drejtimin e mediumeve. Nė mesin e emrave tė gazetarėve tė njohur qė erdhėn deri te etapa e fundit ishin edhe Aleksandėr Velev dhe Valeri Todorov. Megjithatė KKRT-ja nuk i shpalli fitues me arsyetimin se kandidatėt nuk kishin paraqitur vizione tė qarta pėr zhvillimin e radios.

Konkursi i dytė siē duket u shpall shkaku i Pollje Stanlevėn sė cilės i mungonte pėrvojė e caktuar nė drejtimin e mediave, ndėrkohė qė organizata tė ndryshme artistike kishin tė drejtė tė propozonin kandidatėt e tyre. KKRT-ja kėrkoi mendimin e tė punėsuarve nė RKB qė si kandidate propozuan Rajna Konstantinovėn, e cila ėshtė drejtore aktuale e programit tė RKB-sė pėr botėn e jashtme, “Radio Bullgaria”. Ajo, pėrndryshe ėshtė gazetare me pėrvojė tė gjatė nė RKB, qė ka kaluar gjitha shkallėt e karierės.

Kur tė gjithė pritėn qė tė shfaqeshin nė dyluftim dy dama - Polle Stanēeva dhe Rajna Konstantinova, anėtarėt e KKRT-sė hodhėn bombėn e tyre – me 9 nga gjithsejt 7 vota zgjodhėn drejtor tė pėrgjithshėm shkrimtarin e panjohur Ivan Borislavov. Ky ishte shkaku i mjaftueshėm pėr fillimin e protestave nė radio.

Kjo zgjedhje dukej si e rastit, veēmas kur kemi parasyshė faktin se KKRT-ja ėshtė plot shkrimtarė. I kėtillė ėshtė edhe kryetari i Kėshillit Aleksandar Tomov. Kur t’i shtojmė kėsaj praninė e aktorit Josif Sarcexhijev, atėherė bėhet i logjikshėm rezultati i votimit. Rajna Konstadinovėn e votuan vetėm dy profesionistė tė mediumeve nė KKRT. Tjerėt u besuan premtimeve se do tė zgjerohej roli kulturorė dhe arsimor i radios kombėtare.

Nė kėtė rast u vėrejt se Ivan Borislavov aq sa ėshtė i panjohur pėr publikun masiv, po aq ėshtė i njohur pėr nėpunėsit nė radio. Gjithashtu dihej se ai dy herė ishte dėbuar nga puna shkaku i mosrespektimit tė disciplinės nė punė, sepse si redaktor i programit kulturor "Hristo Botev" kishte qenė nė orar pune vetėm nga tre orė nė javė.

Rrjedha e konkursit shkaktoi valė tė pakėnaqėsisė. Sikur tė mos kishte personel tė madh teknik nė RKB, qė pengon mbledhjen e 50 pėrqind tė votave sa pėrbėjnė nėpunėsit, gazetarėt kaherė do tė kishin bėrė grevė efektive. Ēdo ditė ata dalin me iniciativa tė reja, kurse kėrkesat e tyre themelore ēojnė drejt rishqyrtimit tė zgjedhjes sė Borislavovit, dorėheqjen e anėtarėve tė KKRT-sė dhe ndryshimin e ligjit pėr radio dhe televizion. Nė shenjė proteste, para ndėrtesės sė RKB-sė, u ngrit njė pėrmendore me mbishkrimin: “Lavdi e pėrjetshme KKRT-sė. Nga opinioni falemnderues”. Gazetarėt kėrkuan takim me kryetarin bullgar Petar Stojanovin, i cili deri tani e shtyn kėtė bisedė. Planifikohet marsh protestues nėpėr rrugėt e Sofjes.

Situatėn e dramatizoi edhe greva e urisė e shefit tė programit pėr kulturė Georgi Vasilski. Ai deklaroi se do tė ushqehej me vargjet dhe prozėn e kryetarit tė KKRT, Aleksandėr Tomovit. Tė dielėn (18 shkurt) Vasilski u vendos nė sistem kurse pesė gazetarė tė tjerė shpallėn grevėn e tyre.

Nė kundėrgrevė hyri edhe shkrimtari Ango Bojanov, i cili pėrkrah zgjedhjen e Ivan Borisllavovit si drejtor i pėrgjithshėm. Bojanovi ėshtė njė nga anėtarėt e Kėshillit drejtues tė Shoqatės sė Shkrimtarėve tė Bullgarisė, i cili ka propozuar kandidimin e Borislavovit pėr drejtor tė pėrgjithshėm.

Kulmi i gjithė kėsaj situate komike u arrit kur katėr anėtarė tjerė tė Kėshillit drejtues i ndėrruan bindjet, disa ditė pasi filluan protestat. Kryetari Mihail Nedelēev dhe anėtarėt tjerė deklaruan se nuk e pėrkrahin mė Borislavovin. “Unė jam qyqar sepse u jam nėnshtruar presioneve, kam marrė pjesė nė njė akt jodemokratik", deklaroi deputeti i dikurshėm Nedelēev. Nga ana tjetėr u tha se Borislavov ka bėrė presion ndaj Shoqatės sė Shkrimtarėve tė Bullgarisė qė ta nominonin pėr drejtor tė radios shtetėrore.

Situata morri kahje tė paqartė mė 18 shkurt kur Borislavovi pėsoi infarkt dhe me urgjencė u dėrgua nė spital. Kjo ndodhi menjėherė pas pėrfundimit tė emisionit javor politik nė RKB "Java 150" ku morri pjesė drejtori i RKB-sė pėr tė diskutuar rreth skandalit nė institucionin qė duhej ta ta udhėhiqte. Ditėn tjetėr pasonte nėnshkrimi i marrėveshjes sė tij menaxhuese me KKRT-nė, por kjo ēėshtje u hoq nga rendi i ditės nė Kėshillin pėr mediume.

Zgjidhja e konflikteve ėshtė ngrirė pėrkohėsisht deri nė ditėn e sotme deri sa Borislavovi nuk e merr veten pas infarktit, pėr t’u kthyer sėrish nė vendin e vet tė punės. Atėherė KKRT-ja do tė diskutojė se si tė dalė nga gjendja pashtegdalje nė tė cilėn u gjend dhe eventualisht tė anulojė zgjedhjen e Borisllavovit, prandaj edhe refuzon tė nėnshkuajė marėveshjen pėr menaxhim. Varianti i dytė ėshtė qė RKB edhe mėtej tė duket si njė zgjua e prishur bletėsh ku paqa mes gazetarėve dhe trupit udhėheqės ėshtė ende njė iluzion i parealizueshėm.

AIM Sofje

GEORGI FILIPOV