AIM: start



THU, 22 FEB 2001 17:26:45 GMT

Kufiri midis jetės e vdekjes

Prishtinė, 21.02.2001.

Trupat e shtatė kufomave tė copėtuara po dergjeshin nėn "mbeturinat" e njė autobusi nė mesditėn e 16 shkurtit, dy kilometra nė brendi tė territorit tė Kosovės nė vendkalimin kufitar verior tė fshatit Merdare. Dhjetėra tė tjerė tė plagosur po evakuoheshin nga helikopterė ushtarakė tė forcave paqeruajtėse (KFOR) qė tash e 19 muaj me radhė janė dislokuar pėr tė ruajtur paqen e brishtė nė vendin e armiqėsive mė tė mėdha nė Evropė. Ishte ky bilanci i njėrės nga ngjarjet mė tė pėrgjakshme nė Kosovėn e pasluftės. Persona tė panjohur kishin vendosur njė bombė nė rrugėn qė lidh jugun e Serbisė me veriun e Kosovės dhe, siē thuhet zyrtarisht, "nga njė largėsi prej disa qindra metrash kishin aktivizuar me telekomandė bombėn, e cila shpėrtheu nė autobusin e parė tė konvjit prej 5 syresh nė tė cilėt ndodheshin rreth 250 udhėtarė". Tė gjithė ata thuhet se ishin serbė tė Kosovės qė ishin strehuar nė Serbi pas luftės, ndėrsa atė tė premte synonin tė vizitonin varrezat e tė afėrmve tė tyre nė 'ditėn e pėrshpirtjeve'. Pėr shtatė syresh kjo ditė u shndėrrua nė ditė tė vdekjes. Pėr shtatė udhėtarė kufiri ndėrmjet Kosovės dhe Serbisė u shndėrrua nė kufirin midis jetės e vdekjes! Katėr ditė mė vonė, patologėt dhe ekspertėt forensikė ndėrkombėtarė dhe ata jugosllavė kanė vėrtetuar se nė kėtė sulm mbo autobusin kishte dhjetė viktima, midis tė cilėve edhe njė fėmijė dy vjeē. Policia ndėrkombėtare ka pohuar se nė paraburgim gjenden dy shqiptarė, tė cilėve u ėshtė caktuar paraburgimi prej 30 ditėsh, mirėpo ata njėkohėsisht kanė theksuar qė kjo nuk do tė thotė se ata kanė qenė tė involvuar nė organizimin e kėtij sulmi. Pėrfaqėsuesit e UNMIK-ut dhe KFOR-it, pas pyetjeve tė tyre nėse kanė dėshmi qė kėtė sulm e kanė kryer shqiptarėt, u kanė deklaruar gazetarėve se megjithatė ata dėshmi tė tilla nuk kanė.

Tronditja nga kjo ngjarje ishte e thelle, ndėrsa reagimet nga mė tė ashprat. Autoritetet e Misionit tė Kombeve tė Bashkuara (UNMIK) dhe forcave paqeruajtėse (KFOR) e dėnuan me fjalėt mė tė "forta" vrasjen e qytetarėve serbė, duke e cilėsuar atė si "sulm qyqar e tė pamėshirshėm tė ekstremistėve qė duan tė spastrojnė etnikisht Kosovėn". Nisur nga fakti se konvoji i autobusėve shoqėrohej nga trupat e forcės ndėrkombėtare qė kontrollon Kosovėn, shpėrthimi u cilėsua edhe si sulm i drejtpėrdrejtė mbi KFOR-in dhe punėn qė bėn ai nė Kosovė. Shumė rreptė sulmi u dėnua edhe nga pėrfaqėsuesit politikė shqiptarė, njė pjesė e tė cilėve "dėshpėrueshėm" e pėrsėriti qėndrimin se "kjo ngjarje rrėnon imazhin e Kosovės dhe dėmton drejtpėrsėdrejti aspiratat e shqiptarėve pėr pavarėsinė e Kosovės". Pothuajse tė gjithė mė njė fjalor tė ngjashėm kanė pėrsėritur ditė me radhė dėnimin dhe thirrjet pėr zbulimin sa mė tė shpejtė tė autorėve dhe vėnien e tyre para drejtėsisė". Pėr shumicėn e shqiptarėve ky ishte krimi mė i rėndė pas pėrfundimit tė luftės, i cili mund tė shėnojė kthesė nė tėrė qasjen ndėrkombėtare ndaj Kosovės. Prandaj, duket se janė vetė udhėheqėsit shqiptarė ata qė do tė dėshironin ndriēimin sa mė tė shpejtė tė rrethanave dhe kryesve tė kėsaj vrasjeje, meqė me tė bashkė do tė ndriēohehsin edhe motivet eventuale tė atyre qė qėndrojnė pas tėrė kėsaj. Vrasja u dėnua nga tė gjithė mekanizmat mė tė rėndėsishėm ndėrkombėtarė, ndėrsa dėnimi nė shumė raste u shoqėrua me "kėrcėnimin" se Kosova nund ta humbasė tėrė pėrkrahjen, tė gjitha ndihmat e, madje, nėse dhuna vazhdon, mund ta humbasė edhe mbrojtjen ndėrkombėtare. Shefi i misionit amerikan nė Kosovė shprehu tėrė dėshpėrimin e vet nė disa intervista tė njėpasnjėshme (duket te organizuara nga vetė ai), i cili madje ju kėrcėnua shqiptarėve se mund ta humbin pėrkrahjen e amerikanėve, tė cilėt sipas tij kėsaj radhe janė vėnė nė pozicion shumė tė vėshtirė, meqė edhe ata po sulmohen nga aleatėt pėr shkak tė rolit udhėheqės nė fushatėn kundėr Serbisė.

Nga tė gjitha anėt dėnimet dhe vlerėsimet nga mė tė rreptat bėnė qė shumė pėrfaqėsues shqiptarė tė fillojnė tė "mbrohen" me pohimet se "ēfarė kanė fituar shqiptarėt nga njė ngjarje e tillė" dhe sa mund tė jetė ajo nė favor tė tyre. Madje edhe nėse "ekzekutorėt" e sulmit janė shqiptarė, pėr shumicėn e tyre organiztaorėt e tij duhet kėrkuar diku nė qendrat e shėrbimeve sekrete joshqiptare. Njė qėndrim tė kėtillė e ka shtruar nė gazetėn "Koha Ditore" edhe njėri ndėr analistėt politikė mė tė njohur nė Kosovė, Shkėlzen Maliqi. Rrjedha e ngjarjeve ka ngritur shumė pikėpyetje rreth kėtij rasti qė nga tė gjithė pa dallim u cilėsua si "tėrrorizėm i kulluar". Tė gjitha zonat e banuara me serbė, tė cilat tashmė pothuajse janė shndėrruar nė geto (qė me eufemizėm po quhen enklava), u pėrfshinė nga trazirat e qytetarėve serbė, tė cilėt mllefin e tyre e zbrazėn mbi kalimtarėt shqiptarė, e madje edhe kunder forcave paqėrujatėse dhe atyre tė policisė ndėrkombėtare. Udhėheqėsit e komunitetit serb nė veri tė Kosovės kanė shkėputur tė gjitha kontaktet me pėrfaqėsuesit e UNMIK-ut dhe KFOR-it dhe me shqiptarėt. Madje qytetarėt serbė nė veri "janė urdhėruar qė tė mos flasin me askė nga bashkėsia ndėrkombtare dhe kurrsesi as me shqiptarėt". Vėzhguesit e pavarur pohojnė se qėllimi i njė akti tė tillė terrorist ishte pikėrisht nxitja e reagimeve tė tilla qė paraqesin njė prerje tė thelle nė procesin politik tė ndėrtimit tė institucioneve demokratike nė Kosovė. Pengimi i kėtij procesi zatėn ėshtė qėllimi kryesor i tė gjitha akteve terroriste nė Kosovė, thonė analistėt, tė cilėt tėrheqin vėmendjen nė faktin se sulmet e tilla vazhdojnė tė mbeten anonime pėrderisa askush nuk ka marrė pėrgjegjėsinė pėr asnjėrėn prej tyre, ndėrsa autoritetet ndėrkombėtare nė pamundėsi tė ndriēimit tė tyre, shumė herė kanė zgjedhur "rrugėn mė tė lehtė tė fajėsimit tė grupeve ekstremiste shqiptare", siē pohon edhe Maliqi.

Pėrfshirja e banorėve serbė nė strukturat qeverisėse nė Kosovė ėshtė cilėsuar si njė kusht i stabilizimit tė shoqėrisė kosovare, prandaj shumė nga vėzhguesit besojnė se Beogradi dhe njė pjesė e serbėve qė i frikėsohen ndėrtimit tė institucioneve nė Kosovė e shfrytėzojnė kėtė periudhė tė eskalimit tė akteve tė dhunės pėr tė penguar procesin e stabilizimit tė Kosovės. Nė vendin e armiqėsive mė tė mėdha nė Evropė, duket se asgjė nuk ėshtė e rastėsishme, e mė sė paku krimet. Grupet ekstremiste, apo qendra tė shėrbimeve sekrete nuk kanė mundur tė zgjedhin njė rast mė tė mirė pėr tė ndaluar rrjedhėn e zhvillimeve politike nė Kosovė. "Periudha kur forcat ndėrkombėtare sikur janė bėrė peng i raporteve tė ngrira ndėrmjet Prishtinės e Beogradit, kur frustrimet e shqiptarėve janė nė rritje" duket tė jetė shfrytėzuar shumė mirė pėr t'ua dhėnė njė goditje tėrė paralajmėrimeve pėr fillimin ė ndėrtimit tė institucioneve nė nivel tė Kosovės. Ka ditė qė nė Kosovė nuk flitet mė pėr zgjedhjet e pėrgjithshme qė do tė duhej tė mbahehsin gjatė kėtij viti, e as pėr kushtetutėn e saj, qė do tė duhej tė hartohej deri nė fillim tė muajit mars. Nė prag tė pėrvjetorit tė dytė tė sulmeve ajrore tė NATO-s kundėr Jugosllavisė, shqiptarėt e Kosovės, e madje tė tėrė rajonit, kanė humbur tashmė epitetin e "viktimave" dhe nė sytė e atyre qė ishin kundėr sulmeve tė NATO-s ata janė shndėrruar nė "agresorė" dhe elementė tė destabilizmit tė rajonit. Zhvillimet e fundit dėshmuan edhe njeherė se konflikti shqiptaro-serb nuk ka pėrfunduar dhe se ai veēse po hyn nė njė fazė tė re, nė tė cilėn pėr dallim nga dy vjet mė parė, Beogradi po mban peng jo vetėm qytetarėt serbė nė Kosovė, por madje edhe bashkėisnė ndėrkombėtare bashkė mė shqiptarėt. Njė qėndrim i kėtillė mbizotėrues nė opinionin kosovar, megjithatė, nuk mund ta shlyejė faktin se viktima ishin serbė tė Kosovės dhe se pozita e tyre nė Kosovė edhe mė tej mbetet jashtėzakonisht e rėndė.

AIM Prishtinė, Besnik BALA