AIM: start



THU, 22 FEB 2001 16:46:07 GMT

Bankė me ambicje tė mėdha dhe start tė pasigurt

Prishtinė, 20.02.2001.

Koen Wasmus, njeriu numėr njė i bankės sė parė nė Kosovėn e pasluftės, "MEB Banka", ishte i pranishėm nė ceremoninė e hapjes tė njė banke tjetėr konkurrente, Bankės sė Re tė Kosovės. "Na pengon pse nuk kemi konkurrencė", kishte deklaruar mė heret z.Wasmus.

Tashmė MEB Banka e ka konkurrencėn, por nė fillim gjithsesi mjaft tė dobėt. Banka e Re e Kosovės sapo e ka nisur punėn, madje edhe me njė kapital jo aq shumė tė definuar.

"Ėshtė banka e parė me kapital 100 pėr qind kosovar. Kemi shpresė se me sukses do ta mbrojmė interesin e aksionarėve tanė", ėshtė optimist Zekė Ēeku, kryetar i Bordit Drejtues tė Bankės sė Re tė Kosovės.

Ideja pėr themelimin e kėsaj banke ėshtė e vjetėr sa edhe periudha e pasluftės nė Kosovė. Ndonėse licencėn paraprake e kishte marrė nė prill tė vitit tė kaluar, ajo mė 9 shkurt e mori lejen pėrfundimtare.

Ajo qe planifikuar fillimisht me njė kapital themelues prej pesė milionė markash gjermane, me njė shtrirje hapėsinore nė tėrė Kosovėn, respektivisht me shtatė filiala nė qendra tė ndryshme tė Kosovės.

Mirėpo, qė nė start lindi problemi i sigurimit tė kapitalit tė nevojshėm. Ndonėse shumė aksionarė tė mundshėm privatė dhe "shoqėrorė-shtetėrorė", pėrkatėsisht diku rreth 180 sish, i kishin nėnshkruar deklaratat se janė tė gatshėm tė paguajnė kapitalin, nė momentin kur filloi shitja e aksioneve ata u tėrhoqėn. Vetėm Gjakova, njėra prej qendrave mė tė forta industriale, nuk arriti tė sigurojė mė shumė se 90 mijė DM. Me qėllim qė sa mė parė tė sigurohet kapitali i nevojshėm, firma "Kurum Group" nga Turqia qe pėrcaktuar tė blejė 49 pėr qind tė aksioneve, kurse kosovarėt do ta kishin shumicėn e tyre. Nė momentin e fundit edhe ata u tėrhoqėn, kėshtuqė Kuvendi i Aksionarėve vendosi qė cenzusi tė jetė 3 milionė marka gjermane, kurse banka e ardhshme tė quhej Banka e Re e Kosovės, pėrkatėsisht tė heqė dorė nga emri i dikurshėm Banka e Kosovės. Madje, ajo do tė shfrytėzojė njė pjesė tė objek teve tė bankės sė mėhershme, por tani si qiraxhi.

Midis aksionarėve tė saj janė 664 punėtorė tė Kompanisė Hoteliere "Kosova", me 701.110 marka tė paguara, pėrkatėsisht pėr kėto aksione tė gjithė punėtorėt e kėsaj kompanie paguan rrogėn e trembėdhjetė tė tyre. Janė edhe 33 aksionarė, pėrkatėsisht ndėrmarrje tė dikurshme shoqėrore, ndonėse UNMIK-u nuk e njeh statusin e tyre pronėsor, me 778.200 marka tė paguara; njėmbėdhjetė shoqėri aksionare (me aksione fiktive) qė dhanė 572 mijė marka; 71 ndėrmarrje private me 440.500 marka nė aksione dhe 57 aksionarė individualė me 1.06 milionė marka tė paguara. Midis kėtyre aksionarėve, aksionarėt e KHT "Kosova" pėrfaqėsohen si njė individ.

"Nuk kemi bėrė kurrfarė lėshimesh, as qė kemi dhėnė privilegje nė krahasim me bankat e tjera qė presin pėr licencė pėrfundimtare. Kapitali ėshtė paguar, kurse kur ėshtė fjala pėr tė ashtuquajturat ish-ndėrmarrjet shoqėrore, ato janė evidencuar si kapital individual", thotė Ajri Begu, bashkėkryesues i Autoritetit tė Bankave dhe tė Pagesave nė Kosovė, mekanizėm ky i ngarkuar pėr licencimin dhe kontrollimin e bankave.

"Licencimi i bankės sė dytė ėshtė njė hap mė larg drejt formimit tė sistemit bankar nė Kosovė", ėshtė i bindur z. Begu, ndonėse disa herė ka potencuar se ABPK-ja nuk i ka tė gjitha kompetencat e njė banke qendrore.

"Ne do tė krijojmė kushtet pėr njė konkurrencė tė barabartė ndėrmjet bankave. Do tė ecė pėrpara ajo qė ėshtė mė i mirė", porosit z. Muhamet Bouauaja, bashkėkryesues ndėrkombėtar i Autoritetit tė Bankave dhe tė Pagesave nė Kosovė.

Mirėpo, Banka e Re e Kosovės nuk do ta ketė tė lehtė nė konkurrencė me Micro Enterprise Bank, e cila nė Kosovė ka njė traditė mė tė gjatė se njė vit, kapitali i sė cilės ka prejardhje gjermane, apo nga institucione bankare evropiane tė ndryshme, siē ėshtė EBRD, ndėrsa pas saj qėndron edhe "Comertz Bank" e Frankfurtit.

Ajo bėri 'bum' nė Kosovė. Pėr njė vit pune ka afėr 30 mijė depozitues, tė cilėt nė depozita mbajnė rreth 200 milionė marka gjermane, ka lejuar ndėrkaq rreth 900 kredi, kurse nė transfere ka bartur mbi njė miliard DM. Ajo ka arritur ta mbulojė gati tėrė Kosovėn dhe tė krijojė raporte mjaft tė qėndrueshme me ekonominė dhe individė tė ndryshėm dhe qytetarėt.

"Pa dilemė, ne do tė jemi banka mė e lirė nė Kosovė. Nuk kemi arsye qė tė insistojmė nė ngritjen e cilėsisė sė shėrbimeve, por nė shtimin e vėllimit tė tyre", thotė z. Ilaz Ilazi, drejtor i Bankės sė Re tė Kosovės.

Z. Ilaz Ilazi ėshtė i ndėrgjegjshėm se i duhet mjaft punė qė tė krijojė raporte korresponduese me banka tė ndryshme nė Evropė, pėr t'u marrė ashtu me punėn kryesore tė cilėn e bėjnė bankat tani - transferin e mjeteve. Ndonėse, aksionarėt, siē pohojnė, janė tė interesuar vetėm pėr kredi. Mė nė fund, shumė shpejt do tė shihen rezultatet e para tė "Bankės sė Re tė Kosovės". A do tė arrijė ajo tė paktėn qė t'i afrohet afarizmit tė suksesshėm tė "MEB Bankės", siē premtojnė udhėheqėsit e saj. Po qe ashtu, te qytetarėt e Kosovės shumė lehtė do tė kthehet besimi i humbur prej kohėsh te sistemi bankar.

AIM Prishtinė, Ibrahim REXHEPI