AIM: start



TUE, 06 FEB 2001 13:00:49 GMT

Kriminaliteti ne Bullgari del nga kontrolli

Vendosja e eksploziveve dhe vrasjet e porositura nuk zbrapsen drejtuesit, por rrahja e nje deputeti i beri qe te mendohen.

AIM Sofje, 01.02.2001

Ne Bullgari nuk ekziston lufte gangsteresh, pohoi me 26 janar, ministri i puneve te brendshme Emanuil Jordanov, vetem dy dite pas vrasjes skandaloze te biznismenit te njohur Emila Dimitrov, me pseudonimin Makaron, pronar i firma "Unison" e njohur si prodhuese e madhe e kompakt - disqeve pirate.

Disa dite pas ekzekutimit te Makaronit - partnerit te dikurshem te Zhelko Razhnjatoviq - Arkanit, i cili e morri linjen per prodhimin e kompakt - disqeve ne Mal te Zi, - rane edhe viktima tjera ne luften e gangstereve ne Bullgari. Ne Varna u vra narkobosi i atjeshem Georgi Georgijev, me pseudoniin Rahita, i cili ishte i afert me grupimin TIM. Biznismeni nga Sofja, pronar i shtepise finansiare "Titan XXI " Georgi Gjoshev u vra ne Plovdiv. Disa dite me pare nje bombe copetoj Dobrin Kafexhijevin - Kafeja dhe Dimo Kolevin - Cirpan nga Burgasi, qe ishin te nderlidhur me grupacionin kriminal SIK. Bomba me teledirigjim ishte dedikuar per shefin e saj - Plamen Dishkovin - Kel, i cili doli vetem me kembe te thyer - tani per tani.

Nga gushti i vitit te kaluar deri tani, ne bregdet, per gjysme viti po shtihet sikur te jete nje lufte e vertete. Kater eksplodime shkaterruan automobilat dhe banesat e njerezve te SIK-ut ne Ruse, kurse me 16 janar ne Varne u plagosen dy police nga te cilet njeri vdiq. Me 22 janar bomba copetoj dy persona para nje bari nate ne Burgas.

Ne Sofje filozofi Pantje Pantev - Poli u sulmua gjate muajit gusht me nje granate, por vrasesit ishin te ngathet gjate perdorimit prandaj ai arriti te shpetonte. Pas ketij atentati filluan diskutimet per tregeti te droges me shumice, per mospagese te dergesave.

Pas sulmeve me hudhje granatash mbizoteroi nervoza ne qarqet e ashtuquajtur grupacione kapadahinjsh. Bosat filluan qe te pergjohen mes vete, perforcuan sigurimet. Dhe jo pa arsye. Me 21 nentor te vitit te kaluar eksplodoi mercedeci i nenkryetarit te VAI Holdingut (ish- VIS-2) Nikolaj Cvetinit - Binjakut.

Shefi i te njejtit holding Georgi Ilijev edhe metej nuk ka pesuar. Mbase e trimeron fakti se ben cfare t'i kujtohet. Me 11 tetor me dhjete njerezit e tij te armatosur hyri ne restorantin BIAD, prone e ish-grupacionit "Deskrim" te Slavije Binevit dhe rrahu para te gjitheve duke frikesuar per vdekje gjithe vizitoret, kurse pa kesaj doli qetesisht nga restoranti.

Lufta vendore e gangsterave tejkaloi permasat nacionale te vdekjes me vrasjen e armenit Artashes Ter Ovsepjanit dhe rusit Aleksander Romanovit qe u hodhen ne ajer ne dhomen e tyre, ne hotelin luksoz "Ambasador", me tetor te vitit te kaluar. Mu para vitit te ri eksplodoi ne Sofje xhipi i Dime Rusit. Haptazi duket se marredheniet mes ish - bosave kapadahinj nuk jane te mira dhe se kane shumecka te ndajne dhe shperndajne. Megjithate, edhe cka duhet te ndodhe qe MPB-ja te pranoje se ekziston lufta e gansterave dhe se banditet jane duke kryer punen e tyre pa u penguar. Mbase duhet te pesoj ndonje deputet? Edhe kjo ndodhi - te njejten dite kur ministri Jordanov sqaronte se nuk behej fjale per lufte gangsteresh, por per "akte te renda kriminale ne nje periode te shkurte kohore", ne qender te Sofjes u rrah deputeti i partise qeveritare, Lidhjes se Forcave Demokratike (SDS) dhe kryetar i Komisionit parlamentar per politike te jashtme Asen Agov derisa shetiste qenin neper rruge.

Mjaftoi ky rast qe te reagojne politikanet qeveritar. LFD (SDS) doli me nje deklarate permes se ciles akti kualifikohej si provokim ndaj gjithe deputeteve te popullit dhe institucioneve ne Bullgari. Sikur "ekzekutimet" e deritanishme nuk ishin provokime. E cka jane 160 eksplozive e vendosura ne vitin 2000 nese nuk drejtohen kunder politikaneve. Cka nese ndodh te hidhen granata, te ngrihen ne ajer xhipat dhe mercedesat, te vendohen bomba ne autoshtepiza, te plackitet filiala e bankes ne qender te Sofjes ose kiosku i prognozes sportive - kur asnje nga deputetet e popullit nuk ka pesuar.

Vec kesaj ne raportin qeveritar per vitin 2000, te publikuar edhe ne internet, ne pjesen ku flitet per rendin e qetesine e brendshme imazhi eshte krejt tjeter. Rritja e kriminalitetit gjate vitit te kaluar eshte vetem 4,7 perqind, u mburr ministri Jordanov. Ne kete raport mund te gjendet dicka mjaft interesante: gjate gjysmevjetorit te pare jane ndricuar 33 raste te ryshfetit. Kjo shifer thjesht te ben te qeshish sepse eshte e njohur se vetem nje patrulle policore, brenda nje nate pranon se paku 33 ryshfete.

Nese doemos duhet bere nje rezyme asaj qe ndodh aktualisht ne Bullgari, kur behet fjale per sigurine, gjendja do te dukej keshtu: Edhe shtijne edhe pergjojne. Para nje kohe u be e njohur se gjate dy viteve te fundit ishin leshuar leje per pergjimin e 300.000 bullgareve. Fakti se deri tani jane nxjerrur para gjyqit vetem njeqind veta, duke iu falemnderuar materialit te mbledhur ne kete menyre, shkakton disa aluzione zhgenjyese per kohen para vitit 1989. Krijohet pershtypja se shteti plotesisht, me vetedeshire, hyn ne shtepite e njerezve dhe ne dhomat e tyre te fjetjes.

Ne nderkohe eshte e qarte se kriminalistet kane ne disponim mjete me te pakta pergjimi. Atehere per cfare qellimi sherbejne te ashtuquajturat "miza"? Mbase te dihet dicka me shume per diplomatet ne Sofje? Per te gjithe eshte e qarte se keta njerez per mrrekulli dijne se kur duhet te flasin permes telefonit dhe kur duhet te heshtin. Atehere?

Derisa ne MPB shkruajten raportin per vitin 2000 afer 750 burra, gra, femije dhe pleq ishin viktima te vrasjeve. 139.000 akte kriminale jane shenuar ne vitin qe shkoi, qe do te thote se cdo dite kane ndodhur 380 vrasje, vjedhje, dhunime, mashtrime, eksplodime. Sa per krahasim, gjate luftes se gangstereve ne Bullgari me 1994 jeten e kane humbur 499 persona kurse gjate ndryshimeve me 1989 - 188 persona. Perafersisht statistika eshte e njejte edhe per vjedhjet tjera dhe ato te automobilave.

Megjithate gjithe keto gjera jane "imtesira" te cilave nuk u kushtojne kujdes te vecante as grupet e kapadahinjve as MPB-ja. Keto "imtesira" megjithate jane pjese e luftes se hapur te gangsterave, e cila megjithate ekziston, perkunder garancave te ministrit Jordanov. Kush jane shkaktaret per kete lufte?

Nese pranojme se bota kriminale bullgare eshte imazhi pasqyrues i partive politike ne Bullgari, mund te kuptojme shume gjera. Se shpejti jane zgjedhjet, prandaj e verteta mund te jete pikerisht ketu. Cdo formacion politik ka "favoritet" e vet ne hije ose grupacionet qe levizin ne tehun e ligjit. Ata finansohen mesvete, konsiderojne njohesit e lojerave te ndyta qe ndodhin ne prapaskene. Disa paguajne per ombrelen politike dhe per rahatine e vet, kurse tjeret ua sigurojne kete gje. Mu per kete shkak askend nuk duhet ta habise lufta gjithnje me e eger e gangsterave. Tani per grupet e kapadahinjve nuk ka asgje me te rendesishme se sa fati i tyre pas zgjedhjeve. Ata japin gjithcka vetem te mesojne se ku duhet te investojne dhe kujt t'i paguajne me saktesisht. Ne kete situate te paqarte ata luftojne njeri kunder tjetrit per te fituar pozicione me te mira, konsiderojne vezhguesit e ketyre proceseve.

Deri ne zgjedhjet e qershorit ka ende kohe. Nese krismat ne vend shkojne me te njejtin ritem, si deri tani, situata me siguri se do te jete e pakontrolluar. Ne kete qerim hesapesh mund te pesojne edhe njerezit e pafajshem. Sic ndodhi ne mesnaten e 30 janarit ku ne mesin e Sofjes u vra nxenesja 16 vjecare Eleonora Dimitrov.

Askush - as nga rradhet e forcave qeveritare, as ato nga opozitare ne Bullgari, nuk e konteston se MPB-ja duhet t'i kap banditet, se gjyqesia dhe hetuesia duhet te mbledhin te dhena dhe qe t'i akuzojne dhe gjykojne ata. Megjithate, athua duhet qe te rrihet edhe ndonje deputet derisa shetit me qenin e vet? Nese kjo ndihmon, atehere bullgaret pajtohen.

AIM Sofje

Plamen KULINSKI