AIM: start



WED, 06 DEC 2000 13:21:19 GMT

Nė prag njė luftė e re kompromituese

Shtrirja e Ligjit pėr hapjen e dokumenteve tė ish Sigurimit Shtetėror me siguri do tė zgjerohet edhe pėr gazetarėt. Nė arkive mungojnė 75 pėrqind tė dosjeve.

AIM Sofje, 03.12.2000

Posa ndodh diēka nė shtet, posa zgjedhjet janė nė prag, deputetėt bullgarė diskutojnė pėr temėn e pėrhershme tė dosjeve. Ligji u prezentua nė verėn e vitit 1997.

Ligji pėr hapjen e dokumenteve tė ish- Sigurimit Shtetėror nuk i pėlqeu koalicionit tė djathtė qeveritar nė Sofje prandaj vendosi qė t’i bėjė remont. Ose para sė gjithash tė zgjerojė veprimin e vet. Sipas ligjit tė tanishėm personat ndaj tė cilėve bėhen vėrtetime se a kanė qenė pjesėtarė tė ish-Sigurimit Shtetėror janė kryetari, nėnkryetari i vendit, deputetėt, ministrat, anėtarėt e Gjyqit Kushtetues, tė Gjykatės sė Lartė, gjyqtarėve tė Gjyqit Suprem tė Kasacionit dhe atij Administrativ, hetuesve tė hetuesisė kryesore, shefat e mediumeve nacionale, anėtarėve tė Kėshillit drejtues tė Bankės Popullore Bullgare dhe pėr gjithė tjerėt qė emėrohen me vendim tė Qeverisė ose qė zgjidhen nga Kuvendi Popullor.

Tani kryetari i Komisionit parlamentar pėr siguri nacionale Jordan Bakalov dhe grupi i deputetėve tė sė djathtas kumtuan se shqyrtojnė zgjerimin e shtrirjes sė tij duke u bėrė njė regjistėr publik pėr personat qė kanė dosje, faqe nė Internetdhe komision tė pėrhershėm tė pavarur. Varianti punues parashesh tė pėrfshihen gjithė personat publik qė krijojnė mendimin publik.

Sipas deputetit tė Lidhjes sė Forcave Demokratike (SDS) Metodija Andrejevit zgjerimi i listės sipas Ligjit pėr shqyrtimin e dosjeve do tė arrijė nė shifrėn prej 30 mijė njerėz. Do tė pėrfshihen bankierė, prokurorė, hetues, gjyqtarė, anėtarė tė organeve udhėheqėse tė firmave qė posedojnė licencėn BNB, ligjėrues tė disciplinave humanitare, tė punėsuar nė agjencitė sociologjike. Ekziston ideja se nėn reflektorėt e ligjit tė gjenden edhe gazetarėt, kryeredaktorėt, shefat e agjencive sociologjike, politikologė- pra persona pėr tė cilėt mendohet se njė njėrėn apo mėnyrėn tjetėr kanė ndikim nė formimin e opinionit publik.

Njerėzit duhet tė dijnė saktėsisht pėr ata tė cilėve ua japin besimin, konsiderojnė deputetėt e Lidhjes sė Forcave Demokratike. Argumentet e tyre thonė se ėshtė e pamundshme qė njė njeri me tė kaluar tė errėt , i cili nė tė kaluarėn ka qenė bashkėpunėtor i Sigurimit Shtetėror, tani tė veprojė nėn maskėn tjetėr dhe tė hyjė nė politikė.

Nė rastin e dhėnė nuk bėhet fjalė pėr bashkėpunėtorėt qė gjenden nė listat e pagesave, pėr ata qė kanė qenė tė punėsuar nė SSH, por pėr informatorėt, ata qė kanė cenuar fate tė shumta njerėzore.

Sipas Lidhjes sė forcave demokratike (LFD) tani kėta njerėz mund tė manipulojnė me opinionin publik, prandaj ėshtė mirė qė qytetarėt tė dijnė pėr cilin e japin votėn e tyre. Pėrndryshe, nė LFD janė tė bindur se nė mesin e tyre nuk ka ish-informatorė. Megjithatė oponentėt e tyre konsiderojnė se kjo bindje vjen nga fakti se njerėzit me dosje sėrish janė aktivizuar. Siē ėshtė e ditur, pėr agjentėt aktiv nuk mund bėhet e njohur asfarė informate. Thuhet se ligji nuk do tė parashohė masa represive ose ndalesa. Shoqėria e thjeshtė doemos duhet tė dijė se cilin e ka para vetes dhe kush e manipulon. Njerėzit kanė tė drejtė tė dijnė se kush shkruan nė gazeta, kush interpreton ngjarjet nė njėrėn apo mėnyrėn tjetėr, pohojnė mbartėsit e propozim hartimit tė ligjit. Justifikimi tingėllon: se bullgari ka tė drejtė kushtetuese tė jetė i informuar.

Kjo ėshtė e saktė, por me vendimin numėr 10 nga 22 shtatori i vitit 1997 Gjyqi Kushtetues e anuloi atė nen tė Ligjit mbi dosjet sipas tė cilit e drejta pėr informim ėshtė absolute dhe vendosi qė ajo tė kufizohej me tė drejtėn e zėrit tė mirė. Kėshtu nuk ėshtė aspak ēudi qė Gjykata Kushtetuese tė bėjė njė interpretim tė ri kėtij qėndrimi pushtetor.

Athua me shtrirjen e ligjit do tė ndėrpritet lufta e kompromitimit nė Bullgari? Kjo duket relativisht e dyshimtė.

Sipas ish-ministrit tė punėve tė brendshme Bogomil Bonevit 75 pėrqind e dosjeve tashmė janė shkatėrruar. Megjithatė, kjo vėshtirė se ėshtė e vėrtetė. Dokumentacioni, megjithatė, diku doemos tė ruheti - athua gjenden nė MPB, nė raftet private apo partiake njė ditė mund tė dalin nė dritė. Pėrndryshe, mund tė ketė efekt tė bumerangut dhe mund tu bėjė shėrbim tė keq parashtruesve tė ligjit.

Gjėrat e padėshirueshme pėr ta mund tė vijnė nga arkivi i ruajtur i ish- Drejtorisė sė gjashtė tė MPB-sė qė nuk ėshtė gjetur. Thuhet se arkivi nė shumė dyer ėshtė pastruar - pėr herė tė parė nė vitin 1990 gjatė kohės sė gjeneralit Atanas Semerdxhijevit, herėn e dytė mė 1992 - kur ministri i punėsve tė brendėshme ishte shefi aktual i parlamentit Jordan Sokolov, e mbase edhe mė vonė. Nuk dihet se dosja e kujt nė ēfarė momenti do tė shfaqet si pėrgjigje e ndonjė dosie tjetėr. Pėr tė ardhur kėshtu gotitjet e pafundme me dosie. Njėkohėsisht shoqėria ka pėr tė zgjidhur probleme shumė mė serioze se sa ato tė dosjeve. 11 vjet pas ndryshimeve tė njerėzve u bėnė tė bezdisshme fyerjet ndaj njėri tjetrit si "komunist" apo "pėrgjues".

Nxjerja e dosjeve mbase mund tė ketė efektin e katarzės pas fillimit tė zhvillimeve demokratike nė Bullgari nė vitin 1989. Megjithatė, analistėt pohojnė se kur dosjet do tė hapen nuk do tė ketė deputetė tė mjaftueshėm pėr tė votuar kushtetutėn e re. Kėshtu me kalimin e kohės zgjidhja reale e kėtij problemi bėhet gjithnjė mė e rėndė.

Ka ekzistuar shpresa se pas ardhjes sė LFD nė pushtet ky problem mė nė fund do tė gjejė zgjidhjen e vet. I miratuar nė vitin 1997 Ligji pėr dosjet, propozues i sė cilit ishte LFD dhe i cili u miratua nga ana e LFD, tregoi se nuk ėshtė pėrpunuar mjaftueshėm. Sipas shumicės sė vėzhguesve tani, thjesht, nuk ka kohė qė ai ligj tė remontohet. Nėse tani LFD me tė vėrtetė insiston nė tė, mundet qė kėtė ta pėrfshijė nė programin e vet parazgjedhor dhe ta realizojė qėllimin e vet me ēka tė fitojė nė zgjedhje.

Tani qarqet qeveritare mund t’u ikin sulmeve se e gjithė ky ishte njė veprim i thjeshtė parazgjedhor. Ose mundet tė ndėrojė ligji shkaku i personave tė caktuar. Me ēka do tė shtrihej veprimi i ligjit tė tanishėm dhe do tė hidhte dritė edhe mbi jetėn e kryeredaktorėve tė gazetave mė tė mėdha.

Deputeti i tė majtės evropiane Dragomir Draganov ėshtė kategorik se e gjithė kjo bėhet qė tė sulmohet kryeredaaktori i gazetės me tirazh mė tė madh "Trud" si dhe sociologu Andrej Rajcev - pėrfaqėsues i Interneshėnel Galupit pėr Bullgarinė, i cili nė tė njėjtėn kohė ėshtė edhe botues i gazetės "Sega" - e treta pėr nga tirazhi dhe njė nga gazetat mė me ndikim nė Bullgari. Logjika: "Toshev dhe Rajēev nuk janė tė dėgjueshėm prandaj do tu nxirret dosja", nxjerr nė pah problemin se shumė ligje ndėrtohen pėrmes ngjyrimeve politike. Nė njė moment mund tė tregohet se kėta dy emra s'kanė fare dosje, qė ėshtė mė e besueshme. Por krijimi i kėsaj pėrshtypjeje mund ta bėjė tė veten -qė njerėzve t’u sugjerohet se si nuk duhet t'i besohet asaj qė shkruan "Trud" dhe "Sega", as hulumtimeve sociologjike tė Galupit.

Tani shumica pyesin se pse nė kėtė ekzistencė tė mjerueshme shumica e njerėzve harxhojnė para pėr gjėra krejt tė parėndėsishme dhe tė pakuptimta. Kėshtu nga libri qė iu afrua ta lexojnė nga 100 mbetėn vetėm 25 faqe. Kėshtu sėrish asgjė nuk mund tė kuptohet. Nė kėtė rast mund tė rikujtohemi nė qėndrimin e Greqisė, kur PASOK-ut erdhi nė pushtet nė vitin 1981 - kur tė gjitha dosiet u dogjėn. Tė kujtojmė edhe fjalėt e Adam Mihnikut: "Dosjet - janė kėnetė, nėse hudhni gurin, do tė na stėrpik tė gjithėve".

Sa i pėrket kryeredaktorit, gazeta e tė cilit kritikon aksionin e pushtetit, duhet qė forcat pushtetore tė jenė tė vetėdijshme se roli i shtypit tė lirė nė tė vėrtetė ėshtė tė kritikojė gjithė atė qė nuk i pėlqen. Dhe tė jenė shprehje e jetės - ashtu siē ėshtė ajo. Do tė ishte mirė qė tė kujtonin fjalėt e Gogolit : "Nėse e ke fytyrėn e shėmtuar, mos iu hidhėroni pasqyrės".

AIM, Sofje

PLAMEN KULINSKI