AIM: start



WED, 15 NOV 2000 11:23:52 GMT

Fuqia e mediumeve kundėr arogancės politike

AIM Sofje, 10.11.2000.

Njė ministėr kundėr mediumeve tė pavarura, kėshtu dukej gjatė ditėve tė fundit dyluftimi politik aktual nė Bullgari. Kush do tė fitojė? Nėse ministri i drejtėsisė Teodosij Simeonov jeton nė shtetin ku principet demokratike kaherė kanė lėshuar rrėnjė, me siguri do tė jepte dorėheqje ditėn e njėjtė. Por pasi ky proces nė Ballkan edhe mėtej ėshtė nė zhvillim e sipėr kjo, me siguri, nuk do tė ndodhė.

Gjithė mediat e pavarura bullgare kėrkuan qė ministri i drejtėsisė, nė kabinetin e Ivan Kostovit, tė ndėrrohet, sepse e goditi njė fotograf gjatė kohės sė njė seminari tė Lidhjes sė Forcave Demokratike (LFD), parti pushtetore, nė vendin Borovec. Teodosij Simeonov u turr ndaj fotoaparatit tė gazetarit, por nė vend tė tij i ra me me dorė nė fytyrė Aleksandėr Mihajllovit nga gazeta "Sega". Nuk ishte ndonjė lėndim aq serioz, por ky rast i bashkoi gazetarėt kundėr ministrit arrogant. Madje edhe Federata ndėrkombėtare e gazetarėve me seli nė Bruksel doli me deklaratė rreth kėtij rasti.

Me siguri efekti i asaj qė ndodhi nė hotel "Samokov" nuk do tė ishte aq i madh tė mos ishin edhe disa rrethana tjera shoqėruese. Mė e rėndėsishmja mes tyre ėshtė paraqitja gjithnjė mė nervoze, ndonjėherė joadekuate, e elitės politike bullgare, e cila ndonjėherė krijojnė situata skandaloze.

Veprimi i ministrit erdhi nė momentin mė tė papėrshtatshėm pėr partinė qeveritare. Lideri Kostov mblodhi elitėn blu qė tė portretonte fytyrėn e partisė dhe tė vizatonte vijat e veprimit prej kėtij muaji deri tek zgjedhjet e pranverės, mė 2001. Ai i mblodhi politikologėt, sociologėt dhe ekspertėt nga jashtė tė diskutonin se si duhet tė jetė portreti i ri i LFD-sė. Nė tė vėrtetė, nė njė moment tė kėtillė, Simeonov me njė ngritje dore rrėzoi bazat e konceptit tė ardhshėm.

Si rėndom, nė raste tė kėtilla, partia blu mbetet pėrtej ushtarėve tė saj mė tė besueshėm, por kėsaj rradhe duket se penjtė e udhėheqėsisė kanė lėshuar. "Mjaft mė! Le ta bart secili pėrgjegjėsinė e vet politike", deklaroi Ekaterina Mihajlova, dora e djathtė e kryeministrit Kostov nė LFD.

Nė televizionin nacional bullgar u emitua njė reportazh i pacensuruar rreth skandalit nė Borovce, qė nė rrethana tjera me siguri se nuk do tė ndodhte. Disa ditė mė pas Akademia politike e tė kaltėrve, organizator i seminarit famėkeq, kėrkoi dorėheqjen e ministrit. Drejtori i akademisė, Orfej Duevski, ėshtė deputet i LFD-sė. "Sipas principeve demokratike politikajtė kanė hapėsirė tė ngushtuar tė paprekshmėrisė. Anėtari i qeverisė, shkaku i mospranimit tė kėtyre rregullave, shkaktoi valė tė kritikave mediale kundėr qeverisjes, prandaj duhet ta marrė pėrgjegjėsinė e vet qė tė ndihmojė tė shmang kėto pasoja", thuhet nė deklaratėn e Akademisė.

Vet kryeministri Ivan Kostov, tani pėr tani, nuk ndėrmerr aksion pėr ndėrrimin e Simeonovit, i cili pėr njė vit morri shumė poena negativ nė kabinetin e LFD-sė.

Me siguri sulmi medial nuk do tė ishte aq shumė i ashpėr sikur tė mos ishin vargu i skandaleve rreth familjes Simeonov. Djali i ministrit nė dy raste hyri nė kronikat e zeza tė gazetave, por jo edhe tė shėrbimeve policore nė vendin e tij tė lindjes nė Pleven. Drejtoria lokale e policisė zbuloi tė dhėnėn se djali i Simeonovit me plumb pistolete e qėlloi bodiguardin (truprojen) para diskotekės, kurse nė rastin e dytė ishte i pėrzier nė njė demolim masiv tė njė lokali, tė bėrė me shkopinj.

Gazeta mė e madhe bullgare "Trud" e shfrytėzoi kėtė rast pėr ta botuar karikaturėn ku Simeonov dhe djali i tij rrinin nėn "ombrellėn e drejtėsisė". Kjo karikaturė ishte shkaku i nervozės sė ministrit gjatė kohės sė seminarit nė Borovc, siē deklaroi mė vonė. Shkaku i dytė, siē thotė ai, ėshtė "cenimi i tė drejtės sė tij kushtetuese". Sipas ligjit nė Bullgari askush nuk ka tė drejtė tė fotografojė dikėnd pa leje. Pėr kėtė shkak Simeonovi e goditi fotografin nė fytyrė, siē theksoi, pėr t'i mbrojtur tė drejtat e veta kushtetuese.

"Sė bashku me njė fotograf tjetėr filluan tė na shkrepnin blicet nė fytyrė - nė fillim nga njėra anė, pastaj nga ana tjetėr. Bėnė shumė fotografi. Unė disa herė ua tėrhoqa vėrejtjen. Dėshiroja ta vendoja dorėn nė objektivin e fotografistit, qė t'ia tregoja se nuk dėshiroja tė fotografohesha", deklaroi ministri gjatė mbrojtjes sė tij.

"Unė jam gazetar i akredituar, kjo ėshtė puna ime. A nuk mundėt ju tė mė thoni qė tė mos ju inēizoja? Pėrse silleni ashtu ndaj sinjalit tė parė tė sistemit komunikativ", pyeti fotoreporteri pas goditjes. Nė pėrgjigjen e tij ministri shtroi kundėrpyetje: "E ti, sipas cilit sinjal veprove, sinjalit tė tretė?".

Avokatėt e pavarur dhe ekspertėt rreth pėrcaktimeve kushtetuese shfaqėn interpretimet e tyre, krejtėsisht tė ndryshme nga ato tė ministrit. Ministri nuk mund tė fotografohet pa pėlqimin e tij vetėm nėse nė kėtė mėnyrė preket jeta e tij private. Megjithatė, nė seminarin e LFD, nė Borovc, ministri ishte nė situatė tjetėr - ai ishte nė vend publik ku gazetarėt u thirrėn qė tė marrin pjesė.

Gjyqi Kushtetues i Bullgarisė qė nga viti 1996 ka shprehur qėndrimet e veta rreth kėtij neni tė ligjit themelor. Sipas tij e drejta e kėrkimit, marrjes dhe shpėrndarjes sė informatės me zė, fotografi ose nė forma tjera mund tė kufizohet pėr tu mbrojtur jeta private e qytetarėve. Kufizimet nuk kanė tė bėjnė me faktet dhe informatėt qė mund tė merren nė vende publike dhe ku marrin pjesė persona publik, siē janė politikajtė.

Vet Simeonov pohon pėr veten se nuk ėshtė njeri agresiv, se dėshiron tė punojė, nuk ėshtė adhurues i takimeve publike dhe rrallė shkon nė kokteje. Pėr kėtė shkak ėshtė e mundshme se thjesht bėhet fjalė pėr njė njeri i cili nuk e ka vendin e merituar. Kjo duket se ėshtė njė temė e dhembshme e demokracive tė reja tė instaluara nė Evropėn Lindore ku pas dekadave tė regjimit komunist nuk ekziston klasė stabile politike madje edhe nė qarqet mė elitare mund tė gjesh njerėz tė rastėsishėm.

Pėr Bullgarinė edhe mėtej ėshtė emblematike fraza e njė ish-nėnkryetari tė qeverisė i cili nė njė rast deklaroi: "Ta q... shtetin kur unė kam mundur tė jem nėnkryetar".

Teodosij Simeonov ėshtė nga kėta njerėz qė nė paraqitjet publike krijojnė probleme pa marrė parasyshė pozicionin e tyre.

Nė Gjyqin e Plevlit edhe mėtej ėshtė nė procedurė lėnda e gazetarit tė atjeshėm i cili e quajti ish- ministrin "top - idiot".

Simeonov ka ngritur akpadi penale shkaku i dėmit moral. Duke pasur parasyshė gjendjen qė mbretėron nė kierarkinė gjyqėsore nuk ėshtė e vėshtirė tė paramendohet se si do tė pėrfundojė e gjithė kjo.

AIM, Sofje

GEORGI FILIPOV