AIM: start



THU, 26 OCT 2000 11:28:30 GMT

Ku ėshtė antimillosheviqi?

Reakcionet nga ngjarjet nė Serbi shkojnė nga njėri skaj deri tek skaji tjetėr - nga shpotitja deri tek entuziazmi i pėrmbajtur. Pėrkudėr simpative pėr popullin nė Serbi, qė mbrojti fitoren e vet zgjedhore, nė Slloveni gjithnjė e mė tepėr ndjehet frika se "rrėfimet sllovene pėr sukses" tani ikėn nė jug.

Lubjanė, 22.10.2000.

"Ndryshimi i papritur i pushtetit" nė opinionin dhe politikėn sllovene nė fillim krijoj njėfarė ēudie. Shumica e komentatorėve ngjarjet i ndoqėn me mosbesim dhe me rezerva, pėrmes shėnimeve proverbiale se nė Serbi gjithēka sėrish "zgjidhet nė rrugė". Andej kėtej lindėn edhe simpatitė pėr popullin i cili i mbrojti tė drejtat e veta pėr njė jetė tjetėr.

Se sa rėndė, pėr kreatorėt e opinionin publik, ėshtė krijimi i situatės sė re mė sė miri tregon pyetja e gazetarit tė POP TV nga Lubjana, i cili nė mes Ditarit TV e pyeti ministrin e jashtėm slloven Lojze Peterle: "Athua Sllovenia ėshtė e cenuar shkaku i ngjarjeve nė Jugosllavi?". As mė pak absurde nuk tingėlloi informata se Ministria tashmė kishte formuar "shtab krize", e gjithė kjo shkaku i ngjarjeve nė Jugosllavi.

Serbofobia e shprehur, pėrmes sė cilės tashmė njė decenie krijon imazh politika e kėtushme, mediumet dhe jeta shoqėrore nė pėrgjithėsi (si e majta, poashtu edhe e djathta - me pėrjashtime tė respektuara qė mund tė numėrohen me gishtėrinj) ka bėrė tė veten. Se nė ēfarė gjendje gjenden burimet e sigurisė sė diplomacisė sllovene tregon e dhėna se "shtabi zgjedhor i krizės, pranė Ministrisė sė jashtme sllovene "morri vesht "pėr ngjarjet e rrugės" nė hapėsirėn jugosllave nga pėrfaqėsitė diplomatike nė Budapestė, Zagreb dhe Athinė! Ngjashėm ishte edhe me televizionin nacional slloven reporteri i sė cilis, sė bashku me "reporterėt e luftės nga Kosova" dhe TV tjera komerciale pėr ngjarjet nė Beograd raportuan nga Podgorica. Mu atėherė CNN bėri shpėrthimin vendimtar, duke treguar skena nga marrja e parlamentit dhe RTS (Radiotelevizionit serb). Mesazhi ishte i qartė: botės i pėlqente ajo qė ndodhte nė Beograd, bota e pranoi Koshtunicėn, kurse serbėve u dėshiroi kthim nė shoqėrinė e popujve evropian - qė "serbėt gjithmonė i kishin takuar". Dikcioni pėr gjendjen e re tė serbėve dhe Beogradit si nė Uashington, gjithashtu edhe nė Londėr e Berlin e shtyu diplomacinė sllovene tė merrte qėndrim tė njėjtė. U miratua deklarata se respektohet vullneti i qytetarėve tė Jugosllavisė dhe u shpreh shpresė se ndryshimi i pushtetit nė Serbi do tė sjellė rrjedhė tė re edhe nė raportet e ngrira tashmė dhjetė vjet mes Lubjanės dhe Beogradit zyrtar.

Gjithė mediumet e botuan lajmin se kryetari slloven Milan Kuēan i dėrgoi urim personal Vojisllav Koshtunicės qė pas pėrfundimit tė rrethit tė parė, ngjashėm veproi edhe kryetari aktual i qeverisė Andrej Bajuk, me dėshirėn qė kriza tė zgjidhet qetė. Reagimet nė media, megjithatė, ndoqėn kursin e mėparshėm, kursin e dyshimit, pasigurisė, mosbesimit se nė "jug gjithēka mund tė ndryshojė", me ēka u zhvesh kodrina e dilemės para sė cilės u gjend Sllovenia. Analistėt kujdestarė, nėpėr gazeta, si nė kohėn e dikurshmė, vlerėsuan se si Miloshevici "sėrish i ka futur nė valle" shtetet perėndimore, nė tė cilėn (Perėndimi) "edhe mėtej ngatėrrohet shkaku se nuke njeh".

Nė kėrkim tė "shkaqeve" tė revolucionit nė Serbi, "Delo" e 5 tetorit nė mėnyrė tė fryrė nxjerr pėrfundimin se "popullin drejt barikadave e ka detyruar varfėria". Njė ditė mė vonė, gazeta mė e shitur politike sllovene (nė artikullin mbartės "Beogradi nė zjarr") raporton se "Rajhstagu jugosllav digjet", duke pyetur "ēdo tė bėhet me shtetin dhe Fyhrerin e saj?". Ngjarjet megjithatė rrodhėn sipas mėnyrės sė vet. Komentatorėt ua bėnė tė ditur lexuesve (atė qė tashmė e kishin parė nė CNN, pėrmes TV kabllovike) se "populli serb morri pushtetin dhe ua dha fituesve tė zgjedhjeve".

"Regjimi i vozhdit u rrėzua si shtėpi kartoni", shkruan Veēeri i Mariborit. "Dnevniku" i Lubjanės pėrkujton se Millosheviqi "trembėdhjetė vjet notoi nė valėt e nacionalizmit". Mahnitja e shkurtė fyshket shpejt: edhe mediumet edhe politika, nė raport me Serbinė, kthyen rutinėn. Analizėt janė tė cekta, kurse stereotipet e shumta. "Gjithė kėto janė fjalė tė mėdha pėr asgjė... Votuesit serb javėn e shkuar nuk kanė rrėnuar asfarė muri tė Berlinit, por kanė votuar vetėm kundėr standardit tė padurueshėm jetėsorė. Tė kishin dashur vėrtet ndryshime politike, atėherė do ta kishin zgjedhur liderin karizmatik, Antimillosheviqin. Kėshtu, ėshtė nė pyetje vetėm apatia...", komenton Boris Jezh.

Nga komentet e ngjashme tė intonuara, tė autorėve tė tjerė, "njohės sė rrethanave nė Ballkan", shprehet frikė se tani Serbisė "do t'i falet gjithēka" dhe se nė rajon sėrish do tė luajė rol tė rėndėsishėm, nė dėm tė Sllovenisė dhe shteteve tjera tė vogla. Pėr kėtė raporton edhe korrespondenti i "Dela" nga Kroacia: "Serbisė iu hoqėn sanksionet, iu paralajmėrua ndihmė finansiare ndėrkombėtare disamiliardėshe dhe inkuadrim nė bashkėsinė ndėrkombėtare, e gjithė kjo si shpėrblim se janė ēliruar nga Millosheviqi. Kushte tjera nuk kishte. Pasi Koshtunica nuk e dėnon Millosheviqin dhe politikėn serbomadhe tė ish-regjimit, frustracionet kroate, shkaku indryshimeve tė befasishme nė Serbi, janė gjithnjė e mė tė mėdha". Korespondenti nga Zagrebi transmeton vlerėsimet e se qendrat evropiane nė tė ardhmen duhet nė mėnyrė "mė pragmatike t'i bėjnė lėshime Beogradit".

Komentatorėt ia zėnė pėr tė madhe Vojisllav Koshtunicės se nuk e ka dėnuar masakrėn nė Srebrenicė dhe se ka pozuar me kallashnikov. Megjithatė, asnjė nuk e ka shėnuar shenjėn e plotė tė barazimit mes kryetarit tė ri dhe tė vjetėr tė RFJ. "Koshtunica si romantik, gjegjėisht si nacionalist qytetar, ose thėnė mė mirė si nacionalist salloni - siē e quajti para disa ditėsh nė Nju Jork Tajms, Timothy Garton Ash -realizimin e qėllimeve tė veta asnjėherė nuk e ka parė nė fushėbetejė. Nė tė vėrtetė ka bėrė tė kundėrtėn", raporton korrespondenti i "Delos" nga Nju Jorku. Nė tė njėjtėn gazetė shfaqet edhe negociatori slloven pėr ēėshtjet e sukcesioneve dr. Miran Mejak, i cili me gishtin ngritur, pas inaugurimit tė Koshtunicės, bėn thirrje pėr syēeltėsi, sepse rreziku vazhdon. "Duhet tė dijmė se rrėfimi pėr Millosheviqin edhe mėtej e ka fundin e largėt. Nuk do tė isha i prirur pėr ndjenjė gėzimi derisa nuk i mėsojmė rezultatet e zgjedhjeve pėr Kuvendin serb gjatė muajit dhjetor. Kėto zgjedhje janė mjaft tė rėndėsishme. Tani nė kėtė Kuvend edhe mėtej janė njerėzit e vjetėr. Derisa zgjedhjet nė Serbi nuk dėshmojnė tė kundėrtėn Millosheviqi dhe klika e tij do tė kenė ndikim tė madh", thekson Mejak.

Paraqitjet e rezervuara janė tė denja - shkaku i euforisė parazgjedhore nė Slloveni - askush nga politikajtė e njohur as ka menduar tė shkojė tek Koshtunica, nė Beograd, qė sipas shėnimeve sarkastike pėr njėri tjetrin, nga ana e diplomatėve, ia bėjnė tė njohur kabinetit tė Koshtunicės se Sllovenia edhe kėsaj rradhe vonohet nė planin diplomatik.

Nė Beograd udhėtuan Dini, Hombah, Petriē dhe tė tjerė, kurse Slloveninė e pėrfaqėsoi sekretari shtetėror nė Ministrinė e jashtme tė Peterlesė, Mitju Drobnica. I dėrguari i qeverisė sllovene u takua me kryetarin e RFJ-sė Vojisllav Koshtunicėn nė Pallatin e Federatės, me ēka (sipas fjalėve tė Mitju Drobnicės) Koshtunica ka treguar gatishmėri pėr pėrmirėsimin e marrėdhėnieve sllovene -jugosllave. Drobnica tha se i ėshtė thėnė qe ēėshtja "e kontinuitetit tė pakontetueshėm tė Jugosllavisė mė nuk do tė jetė faktor kufizues, qė deri tani pengoi normalizimin e marrėdhėnieve mes shteteve". Njė rėndėsi tė veēantė pati vizita e Zharko Koraēit nė Slloveni. Koraēi nė afėrsi tė kufirit slloveno-kroat nė nyjen Mokrice u takua me Peterlenė dhe me kėtė rast e theu akullin me fjalėt se Sllovenia prej tani "ka miq nė Beograd". Nė bisedimet mes pėrfaqėsuesve tė ri tė pushtetit nė RFJ, pala sllovene mė sė shumti u morr me ēėshtjen e bashkėpunimit ekonomik. Sa i pėrket punės rreth RFJ-sė pengesė mė tė madhe paraqet fakti se Fondacioni eksportues slloven (SID) nuk siguron punėt me ndėrmarrjet nga RFJ-ja, derisa Sllovenia dhe Jugosllavia nuk vendosin marrėdhėnie diplomatike. Sllovenia nė tetė muajt e parė tė kėtij viti, sipas tė dhėnave mė tė reja tė Komorės ekonomike tė Sllovenisė, ka eksportuar nė BeH mall nė vlerė prej 239,4 kurse ka importuar mall nė vlerė prej 34,2 milionė dollarėsh, nė Kroaci ka eksportuar 452,9 milionė, kurse importuar mall pėr 294.2 milionė dollarė. Nė Maqedoni ka eksportuar mall pėr 104,5 kurrse ka importuar mall nė vlerė prej 20,1 milion dollarėsh, ndėrkaq nė RFJ ka eksportuar 91,8 kurse ka importuar mallra pėr 25,4 milion dollarrėsh. Nuk ėshtė e ēuditshme nėse Sllovenia nė seancėn e Qeverisė tashmė i ka hequr sanksionet ndaj RFJ-sė (para sė gjithash shet naftė dhe derivate) dhe pret diē kėtillė sė shpejti tė ndodh edhe nga ana e RFJ-sė.

AIM Lubjanė

IGOR MEKINA